Njoftimet e Fundit Archives - Albsig Jetë https://www.albsig-jete.al/category/njoftimet-e-fundit/ Website Mon, 18 Nov 2024 08:54:03 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://www.albsig-jete.al/wp-content/uploads/2022/06/cropped-Favicon-100-100-32x32.png Njoftimet e Fundit Archives - Albsig Jetë https://www.albsig-jete.al/category/njoftimet-e-fundit/ 32 32 Albsig Jetë, partneri juaj i besueshëm për Mbrojtje dhe Stabilitet Financiar https://www.albsig-jete.al/albsig-jete-partneri-juaj-i-besueshem-per-mbrojtje-dhe-stabilitet-financiar/ Mon, 18 Nov 2024 08:54:03 +0000 https://www.albsig-jete.al/?p=18231 Statistikat përmbyllëse për 9-mujorin e parë të këtij viti, Albsig Jetë renditet e dyta me 24.51% të tregut. Albsig Jetë vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve, duke u renditur në vendin e dytë për produktet e sigurimit të jetës dhe duke zënë 24.51% të tregut. Kjo arritje është një dëshmi […]

The post Albsig Jetë, partneri juaj i besueshëm për Mbrojtje dhe Stabilitet Financiar appeared first on Albsig Jetë.

]]>

Statistikat përmbyllëse për 9-mujorin e parë të këtij viti, Albsig Jetë renditet e dyta me 24.51% të tregut.


Albsig Jetë vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve, duke u renditur në vendin e dytë për produktet e sigurimit të jetës dhe duke zënë 24.51% të tregut. Kjo arritje është një dëshmi e fortë e përkushtimit dhe angazhimit të Albsig Jetë për të ofruar mbrojtje të besueshme për individët, si dhe për të mbështetur stabilitetin financiar në momente të rëndësishme të jetës. Albsig Jetë ka luajtur një rol kryesor në ofrimin e produktit Sigurimi i Jetës për Hua, një nga produktet më të  rëndësishme. Duke zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut, kompania po krijon një standard të ri në industrinë e sigurimeve, duke përqendruar shërbimet e saj në ndihmën dhe përkujdesin për klientët në çdo fazë të jetës së tyre. Pavarësisht konkurrencës së fortë, Albsig Jetë vazhdon të shquhet për transparencën, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj klientëve, duke e bërë një nga zgjedhjet e para për sigurimin e jetës në Shqipëri. Suksesi i Albsig Jetë nuk është rastësor; kompania ka zhvilluar një gamë të gjerë produktesh për sigurimin e jetës, duke iu përgjigjur nevojave të ndryshme të klientëve, përfshirë mbrojtjen financiare të familjes dhe mbështetjen për të ardhmen e fëmijëve. Albsig Jetë ofron zgjidhje të personalizuara që plotësojnë pritshmëritë e secilit klient. Këto produkte përfshijnë sigurimet e jetës për individët dhe familjet, sigurim jetë shëndet aksidente, sigurim jetë dhe shëndet në udhëtim dhe Karta MSO të cilat i mundësojnë klientëve mbrojtje financiare dhe stabilitet për të ardhmen. Përmes këtyre produkteve, Albsig Jetë synon të mbrojë jo vetëm klientët e saj, por edhe trashëgiminë dhe sigurinë e familjeve të tyre, duke ndihmuar në përballimin e vështirësive të paparashikuara.

Besueshmëri dhe cilësinë e shërbimit në Albsig Jetë!


Një nga faktorët kryesorë që ka ndihmuar Albsig Jetë të renditet në vendin e dytë në tregun e sigurimeve të jetës është besueshmëria dhe cilësia e shërbimit që ofron. Albsig Jetë e kupton rëndësinë e momentit kur një klient vendos të sigurojë jetën e tij, prandaj ofron produkte dhe shërbime të personalizuara, si dhe konsulencë profesionale për të ndihmuar në marrjen e vendimeve. Stafi i Albsig Jetë është i trajnuar për t’u shërbyer klientëve me përkushtim, duke siguruar që çdo hap në procesin e sigurimit të jetë i qartë dhe i thjeshtë. Kjo ka sjellë një nivel të lartë besnikërie nga klientët, duke kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e kompanisë. Në një botë gjithnjë e më shumë të dixhitalizuar, Albsig Jetë ka investuar në teknologji për të përmirësuar shërbimet dhe për të ofruar një përvojë të shpejtë e të lehtë për klientët. Përmes platformave dixhitale dhe përditësimit të sistemeve, klientët kanë akses të lehtë dhe të shpejtë për t’u informuar mbi produktet dhe për të kryer pagesa online. Ky përmirësim ka kontribuar në përshpejtimin e proceseve të shërbimit, duke i bërë ato më të thjeshta dhe më të lehta. Me përmirësimin e vazhdueshëm, duke zënë 24.51% të tregut për produktet e sigurimit të jetës, Albsig Jetë është e përkushtuar të vazhdojë rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve, për të përmbushur më tej nevojat e klientëve dhe për të mbajtur standarde të larta në industrinë e sigurimeve. Albsig Jetë planifikon të vazhdojë zgjerimin dhe përmirësimin e produkteve, duke ndërtuar kështu një të ardhme më të sigurt për klientët dhe për shoqërinë në tërësi. Nga të dhënat statistikore të bazuara në buletinin informativ të AMF, Albsig jetë tashmë është një partner i besueshëm për sigurimin e Jetës. Pozicionimi i lartë në treg dëshmon besimin e klientëve dhe përkushtimin e kompanisë ndaj shërbimit cilësor. Me angazhim të vazhdueshëm për inovacion, Albsig Jetë është gati të vazhdojë rrugën drejt suksesit, duke u bërë zgjedhja e parë për çdo shqiptar që kërkon një të ardhme më të sigurt dhe të mbrojtur financiarisht.

The post Albsig Jetë, partneri juaj i besueshëm për Mbrojtje dhe Stabilitet Financiar appeared first on Albsig Jetë.

]]>
Pse duhet të blej sigurimin e jetës? https://www.albsig-jete.al/pse-duhet-te-blej-sigurimin-e-jetes/ Tue, 04 Apr 2017 08:01:26 +0000 https://www.albsig.al/?p=11581 Shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë sigurimin e jetës si gur themeli i planifikimit të shëndoshë financiar. Mund të jetë një mjet i rëndësishëm në situatat e mëposhtme: 1. Zëvendëson të ardhurat për personat në ngarkim. Nëse njerëzit varen nga të ardhurat tuaja, sigurimi i jetës mund t’i zëvendësojë ato të ardhura nëse ju vdisni. Rasti […]

The post Pse duhet të blej sigurimin e jetës? appeared first on Albsig Jetë.

]]>
Shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë sigurimin e jetës si gur themeli i planifikimit të shëndoshë financiar. Mund të jetë një mjet i rëndësishëm në situatat e mëposhtme:

1. Zëvendëson të ardhurat për personat në ngarkim.

Nëse njerëzit varen nga të ardhurat tuaja, sigurimi i jetës mund t’i zëvendësojë ato të ardhura nëse ju vdisni. Rasti më i njohur për këtë janë prindërit me fëmijë të vegjël. Megjithatë, ai mund të zbatohet gjithashtu për çiftet në të cilat i mbijetuari do të goditet financiarisht nga të ardhurat e humbura nga vdekja e një partneri, dhe për të rriturit e varur, si prindërit, vëllezërit e motrat ose fëmijët e rritur që vazhdojnë të mbështeten tek ju financiarisht. Sigurimi për të zëvendësuar të ardhurat tuaja mund të jetë veçanërisht i dobishëm nëse përfitimet e sponsorizuara nga qeveria ose punëdhënësi i bashkëshortit tuaj do të reduktohen pas vdekjes suaj.

 

2. Krijon një trashëgimi për familjarët tuaj.

Edhe nëse nuk keni asete të tjera për t’i kaluar trashëgimtarëve tuaj, mund të krijoni një trashëgimi duke blerë një policë sigurimi jete dhe duke i emëruar ata si përfitues.

 

3. Paguan shpenzimet përfundimtare.

Sigurimi i jetës mund të paguajë shpenzimet e funeralit, që nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor.

 

4. Sigurimi Jetë dhe Shëndet.

Albsig Jetë ofron alternim të Sigurimit të Jetës me Sigurimin e Shëndetit, një nga kombinimet më të mira. Nëpërmjet Sigurimit të Shëndetit mund të identifikoni dhe monitoroni shëndetin tuaj. Kjo do të thotë që jo vetëm të keni një stil jete të shëndetshëm, por gjithashtu nënkupton marrjen e masave të duhura për identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore. Nëpërmjet këtij kombinimi përveçse do të keni një mbulim për sigurimin e jetës, gjithashtu do të keni edhe një plan sigurimi privat për shëndetin.

Albsig Jetë ofron disa lloje të ndryshme të sigurimit të jetës, të cilat janë në dispozicion për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja. Në varësi të nevojave afatshkurtra ose afatgjata të personit që do të sigurohet, është e rëndësishme të merret parasysh qëllimi kryesor nëse kërkohet sigurimi i përkohshëm ose i përhershëm i jetës.

aktivitetet e Albsig

The post Pse duhet të blej sigurimin e jetës? appeared first on Albsig Jetë.

]]>