albsig-jete Archives - Albsig Jetë https://www.albsig-jete.al/tag/albsig-jete/ Website Fri, 31 Mar 2023 11:04:04 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://www.albsig-jete.al/wp-content/uploads/2022/06/cropped-Favicon-100-100-32x32.png albsig-jete Archives - Albsig Jetë https://www.albsig-jete.al/tag/albsig-jete/ 32 32 Pse duhet të blej sigurimin e jetës? https://www.albsig-jete.al/pse-duhet-te-blej-sigurimin-e-jetes/ Tue, 04 Apr 2017 08:01:26 +0000 https://www.albsig.al/?p=11581 Shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë sigurimin e jetës si gur themeli i planifikimit të shëndoshë financiar. Mund të jetë një mjet i rëndësishëm në situatat e mëposhtme: 1. Zëvendëson të ardhurat për personat në ngarkim. Nëse njerëzit varen nga të ardhurat tuaja, sigurimi i jetës mund t’i zëvendësojë ato të ardhura nëse ju vdisni. Rasti […]

The post Pse duhet të blej sigurimin e jetës? appeared first on Albsig Jetë.

]]>
Shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë sigurimin e jetës si gur themeli i planifikimit të shëndoshë financiar. Mund të jetë një mjet i rëndësishëm në situatat e mëposhtme:

1. Zëvendëson të ardhurat për personat në ngarkim.

Nëse njerëzit varen nga të ardhurat tuaja, sigurimi i jetës mund t’i zëvendësojë ato të ardhura nëse ju vdisni. Rasti më i njohur për këtë janë prindërit me fëmijë të vegjël. Megjithatë, ai mund të zbatohet gjithashtu për çiftet në të cilat i mbijetuari do të goditet financiarisht nga të ardhurat e humbura nga vdekja e një partneri, dhe për të rriturit e varur, si prindërit, vëllezërit e motrat ose fëmijët e rritur që vazhdojnë të mbështeten tek ju financiarisht. Sigurimi për të zëvendësuar të ardhurat tuaja mund të jetë veçanërisht i dobishëm nëse përfitimet e sponsorizuara nga qeveria ose punëdhënësi i bashkëshortit tuaj do të reduktohen pas vdekjes suaj.

 

2. Krijon një trashëgimi për familjarët tuaj.

Edhe nëse nuk keni asete të tjera për t’i kaluar trashëgimtarëve tuaj, mund të krijoni një trashëgimi duke blerë një policë sigurimi jete dhe duke i emëruar ata si përfitues.

 

3. Paguan shpenzimet përfundimtare.

Sigurimi i jetës mund të paguajë shpenzimet e funeralit, që nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor.

 

4. Sigurimi Jetë dhe Shëndet.

Albsig Jetë ofron alternim të Sigurimit të Jetës me Sigurimin e Shëndetit, një nga kombinimet më të mira. Nëpërmjet Sigurimit të Shëndetit mund të identifikoni dhe monitoroni shëndetin tuaj. Kjo do të thotë që jo vetëm të keni një stil jete të shëndetshëm, por gjithashtu nënkupton marrjen e masave të duhura për identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore. Nëpërmjet këtij kombinimi përveçse do të keni një mbulim për sigurimin e jetës, gjithashtu do të keni edhe një plan sigurimi privat për shëndetin.

Albsig Jetë ofron disa lloje të ndryshme të sigurimit të jetës, të cilat janë në dispozicion për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja. Në varësi të nevojave afatshkurtra ose afatgjata të personit që do të sigurohet, është e rëndësishme të merret parasysh qëllimi kryesor nëse kërkohet sigurimi i përkohshëm ose i përhershëm i jetës.

aktivitetet e Albsig

The post Pse duhet të blej sigurimin e jetës? appeared first on Albsig Jetë.

]]>