Karta (MSO) Opinioni i Dytë Mjekësor

  • Home
  • Karta (MSO) Opinioni i Dytë Mjekësor
sigurimi i shendetit

KARTA (MSO) OPINIONI I DYTË MJEKËSOR

Përfitimet e MSO (Opinioni I Dytë Mjekësor)

Paketat MSO (individuale apo familjare) të ALBSIG JETË sh.a. ofrojnë shërbimin e Opinionit të Dytë Mjekësor (Medical Second Opinion) nëpërmjet MediGuide – lider në ndërlidhjen e njerëzve me qendrat mjekësore kryesore botërore.

Çfarë është një Opinion i Dytë Mjekësor (Medical Second Opinion) nga MediGuide dhe si funksionon?

Në rast diagnostifikimi me një sëmundje serioze, kërcënuese për jetën, Jeta mund të ndryshojë në çast duke sjellë me vete frikë dhe pasiguri. Nëse një gjë e tillë ndodh, Paketa MSO Ju mundëson akses në mendjet mjekësore më të ndritura kudo nëpër botë, me qëllim që ekspertët më të mirë të rishikojnë të dhënat mjekësore për të verifikuar nëse diagnoza dhe trajtimi i planifikuar janë absolutisht më të mirat për Ju.

I gjithë procesi i marrjes së Opinionit të Dytë Mjekësor kryhet pa kosto shtesë për Ju dhe brenda dhjetë ditëve (pune) nga dorëzimi i informacionit të plotë mjekësor.

Gjatë gjithë periudhës një vjeçare të vlefshmërisë së Kartës, I siguruari ka të drejtë të marrë shërbimin e ofruar nga paketa e zgjedhur, duke kontaktuar në numrin 8001503, linjë e dedikuar 24/7 për “Karta MSO, Opinioni i Dytë Mjekësor”, shërbim telefonik falas.
Duke nisur nga kjo telefonatë e në vijim, klienti do të udhëhiqet gjatë gjithë procesit të marrjes së Opinionit të Dytë Mjekësor nga kordinatori i rastit pranë MediGuide.



Open WhatsApp
Na kontaktoni !
Mirë se vini në ALBIG-JETË !
Përshendetje !
Si mund t'ju ndihmojmë ?